Futboll Sport

20 MILIONË EURO PËR ERNEST MUÇIN/ Besiktas i thotë jo ofertës për sulmuesin shqiptar

Ernest Muçi është një nga futbollistët më të mirë shqiptarë. Në merkaton e dimrit, sulmuesi kuqezi u transferua nga Legia e Varshavës te Besiktas, skuadër tek e cila dhe përshtatet shpejt.

Së fundmi u përfol për një interes të Aston Villa. Zërat që qarkullojnë duket se kanë një të vërtetë, pasi presidenti i Besiktas, Hasan Arat në një intervistë të dhënë ka thënë se ka refuzuar 20 milionë euro për lojtarin. “Një klub nga Evropa bëri një ofertë prej 20 milionë eurosh për Ernest Muçin, por unë e refuzova ofertën”, – tha presidenti.

23-vjeçari ka luajtur deri tani në 6 ndeshje, ku ka realizuar 2 gola.

Related posts

“KOSOVA ËSHTË ZEMRA E SHQIPËRISË”/ Tifozët kuq e zi spektakël nga ballkoni dhe… “Facebook” (VIDEO)

Delo.autor

LEGJENDA SPANJOLLE/ Iniesta ndryshon rregulloren e kampionatit Japonez…

Isa.Autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Watford-Arsenal. Rezultati 0-1

Delo.autor

Leave a Comment