Futboll Sport

CHAMPIONS LEAGUE/ PSG ndan pikët me Club Brugge në debutimin e Messit

Paris Saint-Germaini ka luajtur baras (1-1) ndaj Club Brugge në udhëtimin në Jan Breydel Stadion në raundin e parë të fazës grupore në Ligën e Kampionëve.

Kjo ndeshje shënonte debutimin e superyllit argjentinas, Lionel Messi, me fanellën e klubit parisien në garën më të madhe evropiane për klube.

Dy skuadrat që bëjnë pjesë ne Grupin A, shënuan nga një gol në pjesën e parë, në të cilën edhe u vulos takimi.

I asistuar nga Kylian Mbappe, Ander Herrera e zhbllokoi rezultatin në minutën e 15-të, ndërsa Hans Vanaken e barazoi rezultatin (27’) pas asistimit nga Eduard Sobol.

Në pjesën e dytë, asnjëra nga skuadrat nuk ia doli të shënonte, ashtu që i ndanë pikët dhe qëndrojnë prapa liderit Manchester City që e nëpërkëmbi RB Leipzigun (6-3).

Related posts

LIVE/ Shqipëri-Maltë: Skemë fantastike nga goditja e dënimit, Shefiti shpërblen Bushin (VIDEO)

Isa.Autor

SHQIPËRIA E PANUÇIT/ Pret mbrëmjen e sotme Izraelin

Isa.Autor

NË MOSHËN 53-VJEÇARE/ Mike Tyson tregon sërish fuqinë dhe shpejtësinë në stërvitje (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment