Futboll Seria A Sport

RITKTHEHET TË FLASË SI INTERIST/ Conte: Dumfris, një blerje e rëndësishme për… ne

Antonio Konte është rikthyer të flasë për Interin. Tani në rolin e opinionistit të “Sky Sport”, ishtekniku zikaltër është rikthyer të flasë për Ashraf Hakimin dhe vitet e tij si zikaltër.

“Hakimi ka pasur një nisje të vështirë dhe i ka vuajtur ndeshjet kundër Realit të Madridit vitin e kaluar. Ëndrra e Ashrafit është të kthehet të luajë me Realin dhe këtë besoj e kanë kuptuar shumë, ndonëse unë po ua ritheksoj.

Pas gabimit në ‘Valdebebas’ ai ka punuar shumë dhe jam i sigurt që niveli i tij do të vijë gjithmonë në rritje, pasi ka pak lojtarë si ai në qarkullim”. Marokeni u rrit shumë në urdhrat e Antonio Kontes dhe italiani e vlerëson këtë cilësi të mbrojtësit të djathtë. “Ka shumë dëshirë për të mësuar dhe ka pranuar edhe ndonjë pankinë me qetësi.

Ka punuar shumë dhe tani është një nga mbrojtësit më të mirë në botë. Është përmirësuar edhe në fazën difensive”. Një mendim Konte e ka rezervuar edhe për blerjen më të re të Interit, Denzel Dumfrisin, i cili ka marrë vendin e Hakimit në Milano.

Ndonëse në këtë rast bëri një lapsus duke folur në vetën e parë shumës, duke harruar se tashmë ka dhënë dorëheqjen nga klubi milanez.

“Mendoj se ne kemi marrë… Më falni, mendoj se Interi ka marrë një lojtar me vlera. Holandezi mund të bëjë mirë si pasardhës i Hakimit, por do të duhet të mësojë shpejt mekanizmat e kampionatit italian.

Besoj se është një element mjaft i rëndësishëm, siç e tregoi edhe gjatë kampionatit Europian me Holandën, prandaj besoj se Dumfrisi është njeriu i duhur për të zëvendësuar Hakimin në Milano.

Nostalgji për Interin? Unë jam profesionist dhe thjesht u uroj zikaltërve më të mirën. Shpresoj që përveç kampionatit italian ata të bëjnë sa më mirë edhe në Europë”, përfundoi ish-trajneri i Interit.

Related posts

Jose Mourinho do ta lërë Pogban të largohet

Sadik.Autor

E PAPRITUR/ Deschamps kundër yllit të Barcelonës: “I njoh mirë justifikimet e tij…!”

Isa.Autor

SIMEONE I BEFASON TË GJITHË/ Shikoni reagimin epik kur Messi ndëshkoi Atleticon (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment