Futboll Sport

MILIARDAT KUNDËR EKSPERIENCËS/ PSG-Bayern Munich, finalja Champions mes dy botëve të ndryshme

Numërimi mbrapësht ka nisur, ndërsa të gjithë prozhektorët janë drejtuar nga stadiumi “Da Luz”, skena e sfidës më të madhe të futbollit europian për klube. Gjithçka është gati për finalen e Champions League mes Paris SG dhe Bayern Munich, dy klube dhe skuadra që e shohin futbollin në mënyrë krejt të ndryshme. Kampionët francezë arritën për herë të parë në finale, pasi kanë investuar më shumë se 1 miliard euro në më pak se dhjetë vjet.

54650182 303

Nga ana tjetër, bavarezët janë të mësuar me sfida të tilla, por gjithmonë me një vëmendje të veçantë për bilancet. Kështu, shpenzimet nuk janë të krahasueshme, jo më kot vëmendja drejtohet tek kualitetet teknike dhe tek sfidat direkte si ato Neymar-Lewandowski, apo Mbappe-Gnabry. Nëse iu kthehemi financave, dyshja sulmuese e pariezienëve është e paarritëshme, ashtu siç është ajo bavareze kur bëhet fjalë për golat e shënuar në këtë sezon.

Neymar Mbappe Lio

Për Paris SG të Neymar, Mbappe dhe gjithë shokëve të tyre është një rast që nuk duhet humbur. Kampionët francezë janë skuadra e 41-të në historinë e Champions që arrin finalen, por precedentët tregojnë se gjashtë ekipet që luanin për herë të parë në finale kanë humbur gjithmonë. Nga ana tjetër, Bayern Munich vjen në këtë sfidë të fundit për trofeun më prestigjoz, pas dhejtë fitoreve radhazi dhe 42 golave të shënuar, me një mesatare të frikshme, 4.2 gola në ndeshje.

Triumfi 8-2 në gjysmëfinalen kundër Barcelonës është konfirmimi i momentit fantastik që po kalojnë gjermanët. Por futbolli nuk është shkencë ekzakte dhe kështu, statistikat mënjanë. Finalja e Champions është e gjitha për t’u parë dhe sigurisht për t’u vendosur se kush do të jetë kampioni i ri i Europës.

Related posts

PAS HUMBJES NDAJ BENEVENTOS/ Trajneri Pirlo: Duhej të ishim të qetë, por ne bëmë shumë gabime dhe…

Delo.autor

ZYRTARE/ Mbrojtësi i Kombëtares prezantohet te skuadra rumune, i japin numrin e legjendës

Isa.Autor

ËSHTË ZYRTARE/ Pështynë arbitrin, Cagliari i bën dëm vetes pas humbjes dramatike me Lazion

Delo.autor

Leave a Comment