Futboll La Liga Sport

“El Clasico”/ Valverde: Real Madridi bëhet më i rrezikshëm, kur është i plagosur…

Ernesto Valverde doli në konferencë për shtyp mesditën e sotme dhe foli në prag të “El Clásico” së të dielës në “Camp Nou”.

Dinamika me të cilën arrijnë dy ekipet – “Këto janë ndeshje, që luhen nga shumë pikëpamje. Nga taktika, nga emocionet… Ne vijmë pas dy lojërave të mira dhe e shohim këtë ndeshje si kulmin e javës. Duhet të përqendrohemi në lojën tonë. Nuk duhet të harrojmë se Real Madridi i plagosur është edhe më i rrezikshëm. Ju duhet të shikoni se çfarë ka ndodhur në vitet e fundit”.

Formacioni – “A e kam vendosur për 11-shen që do ta nisë kundër Real Madridit? Po, por nuk do t’ua them juve. Është e vërtetë se Rafinha luajti një ndeshje të mirë ndaj Interit, por “El Clasico” është ndryshe. Unë do të bazohem tek rivali, mënyra se si luan, për të caktuar formacionin”.

Dy fjalë për Real Madridin – “Ka shumë argumente për të na dëmtuar. Real Madridi ka gjithçka, është një ekip i shkëlqyer. Në fillim të sezonit ka pasur raste, kur ka qenë i shkëlqyeshëm. Ronaldo nuk është më në Madrid, që nga fillimi i sezonit, por edhe ne nuk e kemi Leo prej një jave”.

Rëndësia e ndeshjes – “Për ne është themelore. E dimë se tifozët presin vetëm fitoren. Me ata në mbështetje jemi më të fortë dhe këtë e tregon fusha e lojës. Duke pasur gati 100 000 tifozë me vete, shtytja është e madhe”.

“El Clasico” pa Messin dhe Ronaldon – “Edhe para Cristianos e Messit kishte “El Clasico”. Gjithmonë ka pasur shumë tension në këto ndeshje. Shikoni historinë”.

Rëndësia e posedimit të topit – “Të dyja ekipet do të synojnë të kontrollojnë topin, për të bërë dëm. Real Madridi ka qenë gjithmonë shumë i fortë në tranzicionin e lojës”.

Situata e Arthur – “Ndryshe nga Interi, kjo është një lojë tjetër, me të cilën do të përballet për herë të parë. Arthur ka hyrë shumë mirë në filozofinë e këtij ekipi”.

E ardhmja e Lopetegui – “Situata ekstreme e trajnerëve përjetohet çdo javë. Të gjithë jemi në dyshim të përhershëm. Kjo është ndjenja ime. Ne e dimë se si është ky profesion”.

Related posts

E BUJSHME NGA SPANJA/ Barcelona siguron yllin e Manchester City-t, zyrtarizimi vjen pas finales së Champions-it

Delo.autor

LIVE/ Europa League: Mbyllet ndeshja Roma-Manchester United. Rezultati 3-2

Delo.autor

CRYSTAL PALACE-MANCHESTER CITY/ “Qytetarët” dyfishojnë epërsinë, shënon Jesus

Delo.autor

Leave a Comment