Futboll Kategoria Superiore Sport

DINAMO-LAÇI/ Shkëmbi i beson sulmin Çinedut me treshen Gavazaj-Mihana-Ibraimi (FORMACIONET ZYRTARE)

Dinamo dhe Laçi hapin sot javën në Kategorinë Superiore me një duel mjaft interesant mes dy skuadrash që e kanë nisur rrugëtimin e këtij sezoni në mënyra të ndryshme.

Dinamovitët fituan ndeshjen e parë dhe duan të konfirmohen edhe në të dytën kundër kurbinasve. Trajneri Shkëmbi nuk ka bërë asnjë ndryshim në krahasim me suksesin e pak ditëve më parë, duke i besuar Çinedu në sulm me treshen Gavazaj-Mihana-Ibraimi pas krahëve të tij.

Ndërkohë, te Laçi ka vetëm një lëvizje në krahasim me një javë më parë. Mazrekaj është në stol, pasi nuk është në formën më optimale dhe në vend të tij është i riu Sulovari nga minuta e parë.

FORMACIONET ZYRTARE

Dinamo: Harizaj, Siljanovski, Sofranak, Imami, Isaevski, Demiri, Sidibe, Mihana, Gavazaj, Ibraimi, Çinedu
Trajner: Bledi Shkëmbi

Laçi: Sherri, Roganoviç, Malota, Ignjatoviç, Velija, Deliu, Shehu, Lushkja, Sulovari, Guindo, Zarubica
Trajner: Dejan Vukiçeviç

Related posts

“Këtë herë do të jetë njësoj si një kafe e shtrydhur”, trajneri i Barçës jo entuziast për “El Clasicon”

Sadik.Autor

PARADOKSI TEK INTER/ Trajneri Conte, sa më pak ka topin aq më shumë fiton

Delo.autor

BËN PARASHIKIMIN/ Del Bosque: Ja kush e fiton trofeun e Champions Leagues

F.autor

Leave a Comment