Futboll Premier League Sport

SUPER SFIDA CHELSEA-TOTTENHAM/ Tuchel dhe krahasimi Lukaku-Kane: Janë të ngjashëm në një gjë

Thomas Tuchel, trajneri i Chelsea, i cili foli në konferencën për shtyp përpara super ndeshjes kundër Tottenham, u ndal te krahasimi midis Romelu Lukaku dhe Harry Kane:

“Ata janë të ngjashëm në një gjë, ata gjithmonë shënojnë gola vendimtarë.

Duan të shënojnë dhe ata gjithmonë jane te vendosur, por për nga karakteristikat dhe stili i lojës janë dy lojtarë shumë të ndryshëm “.

“Pulisic ka pasur stërvitje individuale, ai po përpiqet të kthehet sa më shpejt të jetë e mundur, por ai nuk do të jetë i disponueshëm kundër Spurs. Kante është kthyer, ai është në formë perfekte dhe është gati për të luajtur”.

Si jemi për rinovimin e Rudiger?
“Nuk e di, këto janë gjëra që shqetësojnë djalin, agjentin e tij dhe klubin. Shpresoj se ai mund të qëndrojë, ai ka luajtur në nivelet më të larta për vite. Ai është i qetë dhe i fokusuar, nuk është i hutuar nga negociatat. Unë e di vetëm se ai është i mirë për Chelsea dhe ka një rol i rëndësishëm brenda ekipit”.

Related posts

Kovacic mbetet thjeshtë një ëndërr për Interin, Zidane nuk e lëshon

Sadik.Autor

FUNDI I NJË LEGJENDE/ Fatih Terim i jep lamtumirën për herë të katërt Galatasaray-it

Delo.autor

PEREZ SHPËRBLEN TALENTIN E EKIPIT/ Real Madrid rinovon kontratën me Valverde, ja klauzola e “çmendur”

Delo.autor

Leave a Comment