Futboll Kategoria Superiore Sport

BARAZIM ME GOLA/ Ndeshje dramatike, Dinamo dhe Laçi ndajnë pikët në “Elbasan Arena”

Dinamo dhe Laçi kanë ndarë nga një pikë në një ndeshje dramatike në “Elbasan Arena” ku VAR-I u bë protagonist në të dyja rastet.

Kurbinasit e nisën mirë takimin me disa raste të pastra më pas skuadra e Shkëmbit mori komandën e lojës. Pjesa e parë përfundoi në barazim pa gola. Në pjesën e dytë, Dinamo kaloi në avantazh falë një autogoli të Julian Shehut i cili devijoi në mënyrë të pavullnetshme një krosim të Isaevskit.

Kur të gjithë menduan se blutë do të merrnin tre pikët, një skemë e kurbinasve i prishi festën Bledi Shkëmbit. Roganoviç mposhti Harizajn me një supergol nga distanca. Në këtë moment pati dhe shumë tension pasi gjyqtari iu drejtua VAR-it për pretendimet për një pozicion jashtë loje në momentin e golit të malazezit.

Pas 3 minutash te monitori, Ferataj vendosi se goli ishte I rregullt, teksa ndeshja rifilloi përsëri për tu luajtur deri në minutën e 100-të. Nga një pikë për të dyja skuadrat me Laçin që shpëton nga humbja, pas disfatës turpëruese me Vllazninë javën e kaluar.

Related posts

MIQËSORJA E YJEVE/ Ja sa tifozë do të jenë të pranishëm në “Air Albania”

Delo.autor

“PLAS” SËRISH SKANDALI I BASTEVE ME LOJTARËT E SERIE A/ Portieri i Udineses nën hetim

F.autor

Kukësi – Partizani, kush do i mungojë supersfidës së Superiores

Sadik.Autor

Leave a Comment