Futboll Seria A Sport

KTHIMI PAS 4 VITESH E GJYSMË NË SERIE A/ Thiago Motta: Ylli Manaj është gati

Data 18 dhjetor e vitit 2016 regjistronte ndeshjen e fundit të Rei Manajt në elitën e futbollit italian, Serinë A. Sulmuesi kuqezi, asokohe ishte pjesë e Peskarës dhe po mundohej të bënte emër në elitën e futbolli italian. Por gjërat nuk shkuan siç pritej she pas vetëm 12 ndeshjesh e 2 golash me atë klub, Manaj shkoi për një gjysmë edicioni në Serinë B e më pas nisi rrugëtimin e tij në futbollin spanjoll.

Kanë kaluar më shumë se 4 vite e gjysmë e tani Manaj është gati të tregojë sa vlen në elitë, pasi ka bërë eksperienca të rëndësishme që nga ajo herë e fundit. Tani ai vjen me dëshirën për të qenë protagonist kryesor, edhe pse përsëri në një skuadër të vogël si Specia që ka si objektiv të mbijetojë.

Sulmuesi ishte në stol në ndeshjen e javës së kaluar, por tani duket se do të japë kontributin e tij në duelin ndaj Venecias. “Është gati”, ishte përgjigja e trajnerit Tiago Mota sot në konferencë për shtyp kur u pyet për Manajn dhe nëse mund të luante që nga minuat e parë. Një sinjal i qartë se momenti i sulmuesit shqiptar ka ardhur dhe ai do të ketë mundësinë që të bëjë realitet atë që ka premtuar prej kohësh, që do të jetë një protagonist në elitën e futbollit italian.

Related posts

LAMTUMIRA E XAVIT? Deco nuk përjashton qëndrimin e trajnerit: S’është koha për të folur për këtë temë

F.autor

KALENDARI I SERIE A/ Java e 3, 4 dhe e parafundit me drithërima! Ja kur luhet derbi i Milanos dhe Inter-Juventus!

Delo.autor

Guardiola, rinovim kontrate dhe 200 milionë £ për merkaton e verës

Sadik.Autor

Leave a Comment