Futboll Premier League Sport

ISHTE BLERJA REKORD E PASARDHËSI I TORRES/ Andy Carroll: Fëmijët e mi kujtojnë se do shkoj tek…

Një dekadë më parë, të gjithë ishin të bindur se Andy Carroll do të ishte një nga emrat më të mëdhenj të futbollit. Por dëmtimet e njëpasnjëshme bënë që karriera e sulmuesit anglez të mos shkonte ashtu siç pritej.

Futbollisti së fundmi ishte pjesë e Njukasëll, por klubi e la të lirë në verë e tashmë 32-vjeçari është pa skuadër. Një dramë për një lojtar i cili në fillimet e karrierës së tij shihej si një nga më të mirët në qarkullim. Një dekadë më parë, Liverpuli e bleu gjatë merkatos së verës 35 milionë paund, duke e bërë futbollistin anglez më të shtrenjtë në histori. Ai mendohej se do të zëvendësonte denjësisht Fernando Torres, i cili sapo ishte larguar drejt Çelsit, por nuk ia doli kurrë.

“Dua të luaj sa më shumë të jetë e mundur”, tregoi ai për “The Athletic”. “Fëmijët e mi mendojnë që do të firmos për Mançester Sitin apo Barcelonën, një gjë që e dimë të gjithë që nuk do të ndodhë, por më bëjnë presion që të gjej një skuadër dhe kjo është ajo që dua të bëj. Dua që të luaj para familjes time dhe të fitoj ndeshje. Pasioni dhe ndjesitë e mia nuk janë reduktuar në asnjë moment”, tha Keroll.

Related posts

VIDEO/ Bayern kalon në avantazh ndaj Schalkes, ja autori i golit

Q.Autor

INTER-CHRISTIAN ERIKSEN/ Mesfushori danez udhëton drejt Milanos, ja oferta

Delo.autor

Nga Madridi në Mynih, James Rodriguez rrëfen se si ndjehet këtë vit

Q.Autor

Leave a Comment