Futboll Ligue 1 Sport

MBI TRESHEN E SULMIT “MNM”/ Herrera: Nuk e di si do t’ia bëjnë? Ndoshta do të vendosin duke luajtur…

Paris Saint-Germain ka formuar një sulm ëndrrash për sezonin e ri.

Por treshja e fenomeneve të sulmit mund të krijojë një problem për sa i takon penalltive.

I pyetur në lidhje me këtë nga Marca, mesfushori Ander Herrera ka thënë:

“E vërteta është se nuk kemi folur akoma për këtë çështje, por një gjë është e qartë: nuk do t’i gjuaj unë”, ka thënë Herrera duket qeshur.

“Nuk besoj se do të jetë një problem sepse Neymar, Messi dhe Mbappe kanë një marrëdhënie shumë të mirë. Nuk e di nëse do të alternohen, ose nëse do të vendosin duke luajtur guri, letra dhe gërshëra”.

Related posts

Mehdi Benatia: Ziyech futbollist ideal, shpresoj të bashkohet Romës

Isa.Autor

“Dardanët” urojnë Pavarësinë me një video të veçantë

Q.Autor

NË IZRAEL TË BINDUR/ Mposhtim Strakoshën dhe fitojnë kundër Shqipërisë

Isa.Autor

Leave a Comment