Futboll La Liga Sport

GRIEZMANN DHE COST DREJT LARGIMIT/ Atletico hidhet në sulm për yllin e Seria A…

Atletico Madrid po përgatitet të bëjë disa ndërhyrje në merkaton e verës, duke parë nevojën për rinovim të skuadrës, paqartësia e Antoine Griezmann në lidhje me të ardhmen e tij dhe karakteri i pandreqshëm i Deigo Costa kanë bërë që Diego Simeone të bëjë llogaritë.

Një sulmues është patjetër i nevojshëm për sezonin e ri. Alvaro Morata ka bindur drejtuesit dhe do të qëndrojë, mirëpo Griezmann do të largohet, ndërsa Diego Costan do e largojnë dhe mundësia është që spanjolli të niset drejt Kinës, sipas analizës së “AS”.

Për të mbuluar boshllëkun nga këto largime Atletico Madrid do të hidhet në sulm për Mauro Icardin e Interit. Sulmuesi zikaltër është në optikën e shumë skuadrave dhe fundi i sezonit do të përcaktojë të ardhmen e tij që me të gjitha gjasat nuk do jetë me fanellën zikaltër. Ndihmë shtesë mund të jetë edhe ndikimi i trajnerit Simeone, i cili ka lidhje të ngushtë me Interin.

Zgjedhje tjetër është Lorenzo Insigne i Napolit, gjithmonë nëse nuk arrihet tek Icardi, ndërsa në listë është edhe emri i Luka Jovic nga Eintracht Frankfurt.

Related posts

Rrëfehet blerja e Barçës: Kur mu afrua Messi mu…

Q.Autor

“LEGJEONARËT”/ Armando Broja rikthehet tek goli me Viteshen. Ja si vlerësohet sulmuesi i Kombëtares…

Delo.autor

KALENDARI EURO 2020/ Ja renditja në Grupin H dhe 4 ndeshjet e radhës të Shqipërisë

Delo.autor

Leave a Comment