Futboll Sport

E ÇUDITSHME/ Gjithçka për të parë Celtic-un, tifozi mbyllet në banjë për 2 orë pa biletë dhe…

Një tifoz i Celtic, Paul Byars, ka realizuar një arritje me të vërtetë të madhe.

Ai ka deklaruar se ka arritur ta shikojë në stadium ndeshjen e Europa League të klubit skocez kundër Betis pavarësisht se nuk kishte biletë.

Si ka arritur t’i kalojë kontrollet e shumta?

Rrëfimi ka ardhur nga vetë ai, që ka zbuluar se ka qëndruar rreth 2 orë i mbyllur në banjë pa u zbuluar.

Nëpërmjet profilit të tij në Twitter, tifozi i Celtic ka zbuluar pa shumë detaje “arritjen” e madhe.

Pasi ka shkuar në stadiumin Benito Villamarin të Seviljas, tifozi është fshehur në një parking, më pas ka marrë ashensorin për të hyrë brenda impiantit dhe më pas është ulur në banjë për t’u fshehur.

Pasi ka kaluar dy orë aspak të rehatshme, tifozi ka shkuar në tribunë për të parë ndeshjen.

Sipas rrëfimit të tij, ai nuk ka patur asnjë problem dhe ka arritur të shijojë ndeshjen që, fatkeqësisht, është humbur 4-3 nga Celtic-u.

Related posts

(FOTO) UEFA zbulon “Top 11” e lojtarëve Under 24

Q.Autor

KATAR 2022/ Njihuni me arbitrin që do të vendosi drejtësi në ndeshjen Shqipëri-Angli…

Delo.autor

Trajneri i Betis: “Fabian në Madrid? Ju e patë çfarë ndodhi me Ceballos”

Q.Autor

Leave a Comment