Futboll Sport

E BUJSHME/ Anglia e injoron, ylli i Chelsea-t është gati të ndërrojë kombësi

Hudson-Odoi duket se është braktisur nga Anglia.

Sulmuesi i Chelsea-t, në fakt, po mendon të ndërrojë kombësi. Siç ka shkruar Daily Mail, 20-vjeçari, pasi ka refuzuar grumbullimin me U21 për ndeshjet e Tre Luanëve kundër Rumanisë dhe Kosovës në fillimin e muajit, mund të zgjedhë të luajë për Ganën.

Sulmuesi, i cili ka nënshtetësinë e dyfishtë, mund të zgjedhë të luajë me fanellën e një vendi tjetër pasi nuk ka zhvilluar ndeshje zyrtare ndërkombëtare pas moshës 21 vjeç, siç e parashikon rregullorja e FIFA-s.

Lojtari mund të jetë në dispozicion të Ganës pikërisht për Katar 2022. Ky duket se është qëllimi i Hudson-Odoi. Ai ka mbajtur marrëdhënie të ngushta me Ganënë dhe këtë verë është takuar me presidentin Nana Akufo-Addo, ministrin e sportit Mustapha Ussif dhe presidentin e federatës së Ganës, Ghana Kurt Okraku.

Related posts

CARABAO CUP/ Pas një krosimi nga Winks, Gareth Bale zhbllokon sfidën ndaj Stoke City me një “PERLË” (VIDEO)

Delo.autor

STATISTIKAT NUK GËNJEJNË/ Ja pse Marcelo kritikohet shpesh nga Real Madridi

Delo.autor

BROHËRITJE E PËRQAFIME/ Shihni çfarë ndodhi në dhomat e zhveshjeve të Real Madrid pas fitores me PSG

F.autor

Leave a Comment