Futboll Seria A Sport

“MUND TË BËJË GJITHÇKA NË MESFUSHË”/ Montella: Locatelli? Mund të përmirësohet në dy aspekte

Vincenzo Montella është trajneri që pesë vite më parë i dha mundësinë Manuel Locatelli-t të luantë në skuadrën e parë të Milan-it.

Në një intervistë të dhënë për Sportëeek, ai ka folur për rritjen e lojtarit dhe vendimin për t’u transferuar tek Juventus:

“Po, ka qenë zgjedhja e duhur. Në një skuadër si Juventus ka rëndësi vetëm fitorja dhe kjo mund ta ndihmojë të shprehet në maksimum. Veçanërisht mund ta ndihmojë fakti se do të luajë me shokë të fortë skuadre”, ka thënë Montella.

“Ka vizion loje dhe është përmirësuar shumë në menaxhimin e lojës, edhe në aspektin emocional. Mund të përmirësohet akoma, në vazhdimësinë e lojës dhe në ndalimin e aksioneve të kundërshtarit. Mund të shënojë edhe disa gola më shumë. Mund të bëjë gjithçka në mesfushë”.

Related posts

REZULTOI NEGATIV NË DY TESTET E FUNDIT/ Merr fund makthi, Ibrahimovic rikthehet në stërvitje

Delo.autor

“ISHTE NJË RRUGËTIM I…”/ Ish-bomberi i Inter tërhiqet përfundimisht nga futbolli, ja mesazhi prekës i tij… (VIDEO)

Delo.autor

STAROVA “TRADHËTON” VETEN: Koha e Panuçit i gjeti të gjithë rezerva, duhet të rregullojë…

Isa.Autor

Leave a Comment