Futboll Kategoria Superiore Sport

STATISTIKAT/ E pësoi edhe Teuta, nuk ka më të pamposhtur në Superiore

Me sa duket, ky nuk do të jetë kampionati i mbrojtjeve të hekurta. Ajo që ka qenë forca kryesore e ekipeve të cilat siguronin titullin kampion në vitet e fundit në Superiore, mbrojtjet e pathyeshme, që në javët e para të këtij edicioni kanë treguar se nuk do të jenë një faktor aq vendimtar.

Pa u mbyllur mirë të gjitha ndeshjet e javës së dytë të Superiores, statistikat thonë se tashmë të gjithë ekipet e elitës kanë pësuar të paktën një gol në kaq pak ndeshje të luajtura. Pas javës së parë të Superiores, vetëm Dinamo dhe Teuta kishin qenë ekipe që kishin mbyllur ndeshjet e tyre pa pësuar gol.

Dinamo u ndëshkua nga Laçi në fund të sfidës së të premtes, ndërsa goli me kokë i Da Silva bëri që edhe Teuta të pësonte për herë të parë në Superiore në këtë edicion.

Related posts

Kreu i Federatës së Egjiptit: Reali do të bëjë ofertë për Salah

Q.Autor

SHFAQET NUDO/ Fansat “harrojnë” natyrën, sytë te trupi i Viky Vargas (FOTO)

Isa.Autor

SOLSKJAER DREJT SHKARKIMIT/ Manchester United gjen zëvendësuesin për stolin, ja favoriti kryesor…

Delo.autor

Leave a Comment