Futboll Kategoria Superiore Sport

BARAZIM ME GOLA/ Ndeshje dramatike, Tirana dhe Egnatia ndajnë pikët në “Selman Stërmasi”

Tjetër barazim me shifrat 1-1 në sfidën e vlefshme për javën e dytë të Kategorisë Superiore. Egnatia e Gugash Maganit, ka marrë një pikë të artë në transfertë ndaj Tiranës, në sfidën që i pati të gjitha, golat spektakolarë, pretendimet për penallti si dhe nuk mungoi ndërhyrja e VAR-it që i “dogji” golin e fitores bardhebluve.

Seferi hapi i pari serinë e golave në minutën e 51-të, me një predhë nga distanca. Festa e bardhebluve zgjati vetëm 6 minuta, teksa Imeri iu kundërpërgjigj Seferit me një gol “alla Insinje”.

Tirana kërkoi me ngulm golin e fitores. Në minutën e 63-të, protagonist u bë përsëri Seferi, që arriti të gjente sërish rrugën e rrjetës, teksa goli u anulua nga VAR-i për pozicion jashtë loje. Pavarësisht përpjekjeve, bardheblutë nuk arritën të dilnin nga kjo përballje me 3 pikë.

Related posts

POLEMIKAT MBI TË ARDHMEN/ Kriset muri mbrojtës i “zikaltërve”, titullari i Interit ka kërkon largimin

Delo.autor

PAS TRIUMFIT NDAJ TEUTËS/ Trajneri i Sherifit: Kishim nevojë për të kursyer energji, iu dhamë hapësira…

Delo.autor

LIVERPULI/ Runi sulmon Van Dajk dhe Salah: Ata nuk…

F.autor

Leave a Comment