Futboll Shqipëri Sport

THYEN “MALLKIMIN” NË KROACI/ Ish-sulmuesi i Kukësit hyn si zëvendësues dhe realizon dopietë (VIDEO)

Mirlind Daku më në fund mund të thotë fjalën e tij në Kroaci. Sulmuesi i Kosovës, i cili në të kaluarën ka qenë pjesë edhe e ekipit të Kukësit, sot ka lënë shenjë në takimin mes Osijekut dhe Goricës.

Osijek e ka dhënë vazhdimisht në huazim sulmuesin në dy edicionet e fundit dhe ai ka treguar se mund të shënojë rregullisht. Ndaj klubi vendosi që këtë sezon ta mbante në radhët e tij dhe po i jep minuta. Daku sot tregoi se pse klubi duhet t’i besojë atij, duke u treguar vendimtar për skuadrën e tij.

I aktivizuar në minutën e 64-t, në të 75-tën Daku barazoi rezultatin në 1-1 dhe pasi Gorica kaloi përsëri në avantazh, kur regjistrohej minuta e 84-t e ndeshjes, ai çoi shifrat në 2-2. Këto ishin dy golat e tij të parë me skuadrën e Osijek në kampionat, një sinjal i parë i qartë i aftësive të sulmuesit të përfaqësues së Kosovës.

Këto ishin gola që i dhanë më shumë eufori skuadrës së Osijek, e cila më pas gjeti në shtesë edhe golin e 3-2 me anë të Lonçar, duke marrë pikë shumë të rëndësishme për renditjen në kampionat ku shpresojnë të jenë protagonistë në luftën për titull.

Related posts

“Çdo ekip do të dëshironte ta kishte De Bruynen”

Q.Autor

AFRIKANËT “ÇMENDIN” RRJETIN/ Shikoni çfarë festimesh bëjnë ndaj ekipi të madh anglez (VIDEO)

Delo.autor

CHAMPIONS/ Sfida deçizive e Interit me Viktoria Plzen, zbulohet arbitri që do të drejtojë duelin në “Giuseppe Meazza”

F.autor

Leave a Comment