Futboll Kategoria Superiore Sport

POLEMIKAT/ Krutanëve u mohohet një penallti, VAR-i në “gjumë”. Shihni moviolën e Kukësi-Kastrioti (VIDEO)

Takimi mes Kukësit dhe Kastriotit, i luajtur në “Elbasan Arena”, ka pasur dy momente për moviolë, ku skuadrat kanë pretenduar penallti.

Fillimisht është Kukësi që në të 30-ën pretendon për një prekje të topit me dorë në zonë nga një mbrojtës krutan gjatë kohës kur ktheu topin me kokë te portieri, por për kryesorin është lojë e rregullt.

Në të 35-ën janë miqtë ata që pretendojnë një 11-metërsh. Në këtë minutë të sfidës, me shifrat 1-0 për krutanët, Mudrazhija arriti ta kalonte portierin Tafa dhe ky i fundit, në tentativën për të ndalur sferën prek lojtarin i cili rrëzohet në zonë.

Përsëri një episod i rëndësishëm, të cilin kryesori Orlando Kuka e la të vazhdonte normalisht, ndërsa më pas nuk shkoi as të konsultonte monitorin për të parë dinamikën e incidentit. Vendim i gabuar, pasi duhet të akordohej penallti.

Related posts

LIVE/ Teuta-Flamurtari: Shpërthen festa në “Niko Dovana”, vendasit barazojnë shifrat (VIDEO)

Delo.autor

Ylli i PSG-së i refuzon ofertat nga Premierliga, e do vetëm gjigandin italian

Q.Autor

Juventus hedh pas krahëve humbjen kundër Realit, dhe rikthen vëmëndjen ndaj Beneventos në kampionat

Sadik.Autor

Leave a Comment