Futboll Sport

MILAN ME SYTË NGA INFERMIERIA/ Ibrahimovic dhe Giroud mund të jenë në fushë të mërkurën ndaj Venezias

Milan, edhe pse me mungesa, mori një pikë në Torino ndaj Juventus. Por tashmë Serie A rikthehet në mesjavë dhe vëmendja e kuqezinjve shkon menjëherë te përballja me Venezian të mërkurën në “San Siro”.

Lajm pozitiv për Zlatan Ibrahimovic, i cili ndihet më mirë dhe ka filluar të punojë individualisht në fushë për të vlerësuar progresin. Po kështu, edhe Giroud është më mirë dhe ka filluar të stërvitet me grupin.

Por Milan vijon të kenë dëmtime. Simon Kjaer, i cili u largua nga fusha në ndeshjen kundër Juventusit, për shkak të shqetësimeve në muskujt e kofshës së djathtë, do të bëjë disa ditë pushim, duke u trajtuar nga stafi mjekësor kuqezi.

Krunic dhe Bakayoko, nga ana tjetër, do të mungojnë ndeshjen e ardhshme. Në pritje të vlerësimit të ri mjekësor, riaftësimi i tyre po ecën siç pritej.

 

 

Konkretisht, Krunic ka dëmtuar pulpën e këmbës, ndërsa Bakayoko vuan nga tendina e Akilit të majtë. Messias gjithashtu do të vazhdojë këtë javë me fazën e fundit të programit të personalizuar atletik. Mes të lënduarve është edhe Calabria.

Related posts

“PLESHTI” JETON PËR FUTBOLLIN”/ Koeman: Vetëm kështu mund ta bëjmë Messin të lumtur

Delo.autor

“KY MILAN MË KUJTON ATË TË SAKIT”/ Legjenda Barezi: Të mendojnë për gjëra të mëdha

Delo.autor

GRUSHTE DERËS SË ARBITRAVE/ Dënohen MALDINI dhe lojtari kuqezi (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment