Futboll Sport

FITORJA E NAPOLIT/ Rrahmani për golin kundër Udineses: E falënderova Koulibalyn

Amir Rrahmani ka thënë se e ka falënderuar shokun e mbrojtjes, Kalidou Koulibaly, për shërbimin në golin e tij të parë këtë sezon në fitoren e Napolit 4:0 kundër Udineses të hënën.

Kapiteni i Kombëtares së Kosovës Rrahmani beson se trajneri Luciano Spalletti do t’i japë atij mjaftueshëm kohë për të luajtur për Napolin këtë sezon, pas paraqitjes shumë të mirë mbrëmë në Darcia Arena, raporton Gazeta Express.

Prishtinasi e shënoi golin e dytë të Napolit, duke e ngulitur topin me kokë në rrjetën e Udineses nga afërsia, pasi u shërbye nga Koulibaly.

Pas ndeshjes, 27-vjeçari e falënderoi bashkëlojtarin e vet për shërbimin.

“E falënderova Koulibalyn për asistin. Gjithmonë e kam thënë se Napoli duhet patjetër t’i ketë 3-4 mbrojtës të fortë. Kemi edhe shumë ndeshje dhe më e rëndësishmja është të jemi gati gjatë gjithë kohës”, tha Rrahmani pas ndeshjes.

Kjo ishte paraqitja e parë e mbrojtësit kosovar për Napolin në Serie A dhe njëkohësisht edhe goli i parë.

Sezonin e kaluar, ai i kishte bërë 16 paraqitje në Serie A nën urdhrat e Gennaro Gattusos, duke kontribuuar me një gol dhe një asist.

Related posts

KAMPIONËT/ “Yjet” e Italisë marrin certifikatën e trajnerit, mes tyre Pirlo dhe Batistuta

Isa.Autor

NORWICH-ARSENAL/ Pukki ndëshkon “Topçinjtë”, por VAR i fal dy penallti Aubameyang (VIDEO)

Delo.autor

ANTI-GJEORGJIA PËRGATITET NË SPANJË/ Reja ndryshon gjysmën e formacionit të Shqipërisë

F.autor

Leave a Comment