Futboll Sport

“NË DYSHIM EDHE PËR…”/ Messi humb ndeshjen kundër Metz

PSG ka konfirmuar se Lionel Messi ka pësuar një dëmtim në gjurin e majtë, i cili do të kërkojë ekzaminime të mëtejshme.

Kwshtu, argjentinasi, i cili u largua nga Barcelona këtë verë, nuk do të jetë në gjendje të luajë në ndeshjen e ardhshme të PSG kundër Metz.

“Lionel Messi, pasi u godit në gjurin e majtë, kreu ekzaminime këtë mëngjes duke konfirmuar dëmtimin në gjurin e majtë”, shkroi klubi në faqen e tij të internetit.

Messi, bëri debutimin me PSG-në kundër Reims ku e nisi nga stoli, ndërsa e nisi si titullar kundër Lyon fundjavën e kaluar ku iu shfaq një problem në gjurin e majtë.

Ata fituan pas një përmbysjeje 2-1, por Messi doli nga loja kur rezultati ishte 1-1 dhe dukej i mërzitur me vendimin e trajnerit Mauricio Pochettino.

Tekniku argjentinas mbrojti vendimin e tij për zëvendësimin e legjendës së futbollit dhe minimizoi thashethemet për konfliktin e tyre.

PSG pret kampionët anglezë Manchester City për ndeshjen e raundit të dytë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Por Messi është në pikëpyetje për duelin kundër ish -trajnerit Pep Guardiola.

Related posts

KRIZA TEK MADRID/ Solari drejt largimit, në derën e “Los Blancos” “troket” një idhull i tifozerisë

Delo.autor

LUFTA PËR…/ Guardiola tremb Realin, gati super oferta për “yllin” e ekipit

Delo.autor

Për të komentuar: Hyr oseRegjistrohu Del Piero: Dybala çelësi i Juventusit, nuk e prisja që Zidane të bëhej trajner

Sadik.Autor

Leave a Comment