Futboll Kategoria Superiore Sport

NJË EKIP KAMELEAON DHE I PAPARASHIKUESHËM/ Ja sekretet e trajnerit Lerda tek Partizani

Partizani i trajnerit Franko Lerda mbetet një ekip kameleon dhe i paparashikueshëm, jo vetëm për kundërshtarët, por edhe vetë lojtarët e skuadrës, pasi formacioni vendoset disa orë para ndeshjes. Arsyet pse ndodhin këto eksperimente janë të shumta, po vulën e vendos trajneri italian, i cili merr përsipër përgjegjësitë për formacionin dhe rreshtimin që hedh në fushë.

Me përjashtim të dy javëve të fundit, trajneri në 11 ndeshje në kampionat, ka hedhur 10 formacione të ndryshme. Madje, edhe në rastin e vetëm ku ruajti formacionin, siç ishte ndaj Kukësit dhe Luftëtarit, italiani u kritikua për pjesën e parë ndaj Luftëtarit, se po luhej me 5 mbrojtës.

KARAKTERI DHE RREGULLAT

Në përgjithësi trajnerët italianë janë “maniakë” të taktikës, por edhe të disiplinës dhe korrektësisë në stërvitje. I tillë është edhe Franko Lerda, madje në disa aspekte është më i rreptë, mbase nga karakteri i tij i nxehtë. Partizani i këtij sezoni është shquar për përplasje të brendshme dhe burimi kryesor konsiderohet trajneri.

Në pjesën më të madhe përplasjet kanë ardhur për shkak të rregullave të punës që ka trajneri, i cili është strikt në çdo gjë, ku nuk toleron as veten. Përplasja e karaktereve ka bërë që Lerda të mos ketë të përkëdhelur, apo miq të ngushtë në skuadër. Kjo ka ndikuar te disa personazhe, që të mos e përtypin këtë metodë pune.

franko lerda1

PËRZGJEDHJA E FORMACIONIT

Eksperimentet në formacionin e Partizanit në këto 11 javë kanë qenë të lidhura me dëmtimet, pezullimet, por edhe me alternativat e shumta që ka trajneri në dispozicion. Në të shkuarën pak a shumë dihej se cili është formacioni stabël i Partizanit, por me Lerdën nuk ndodh kjo.

Italiani ka lënë të kuptojë se në ekip nuk ka të paprekshëm apo të pazëvendësueshëm, gjë të cilën e ka treguar çdo javë duke ulur në stol edhe heronjtë e titullit kampion, apo të ardhurit me bujë në merkaton e verës.

Related posts

CADIZ-BARCELONA/ “Katalanasit” rihapin sfidën falë autoglit, Negredo mposht portierin Ter Stegen (VIDEO)

Delo.autor

Tottenham i gatshëm të shesë Kanen

Q.Autor

Teuta vazhdon me “firot”, largohet një tjetër protagonist te durrsakët

Sadik.Autor

Leave a Comment