Futboll Kupa e Shqipërisë Sport

ERZENI-DINAMO/ Lapiteni Troplini sfidon blutë: Gati për 18 herë kampionët

Pas humbjes së pësuar të shtunën e kaluar në Shijak ndaj Bylisit, një tjetër ndeshje e vështirë i pret sot shijakasit në stadiumin “Tofik Jashari”, e vlefshme për Kupën e Shqipërisë.

Përballë Erzenit do të jetë Dinamoja Superiore dhe ndeshja parashikohet e vështirë, por shijakasit do të reagojnë pas lojës së dobët me Bylisin. I pyetur për këtë ndeshje, kapiteni i Erzenit, Rejnaldo Troplini, thotë:

“Pavarësisht se patëm pak ditë në dispozicion për t’u përgatitur dhe kjo vlen për të gjitha ekipet, i kemi shfrytëzuar maksimalisht seancat stërvitore.

Jemi të gatshëm për t’u ballafaquar me 18 herë kampionët e Shqipërisë, Dinamon, pavarësisht se është ndeshje Kupe. E kemi vlerësuar këtë takim dhe do të japim maksimumin. Jemi të mobilizuar për të bërë një lojë më të mirë dhe synimi ynë është fitorja, për më tepër kthesa e duhur nga e shtuna e kaluar përballë Bylisit në kampionat”.

Related posts

Lika apo Hoxha? “Tata” nuk ka dyshime: Portieri më i mirë jam unë, derbin e fiton…

Isa.Autor

Pique: Çelësi i gjeneratës më të mirë të Barcelonës është Messi

Q.Autor

Momente prekëse në “Selman Stërmasi”/ Tifozët nderojnë vogëlushin e ndarë nga jeta (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment