Futboll Sport

ZYRTARE/ Emërohet në krye të pankinës, ish-lojtari i Interit dhe Milanit firmos me klubin…

Kristian Broki do të jetë trajneri i ri i skuadrës së Viçencës. Ish-lojtari i Interit dhe Milanit, ka firmosur një kontratë 1-vjeçare me skuadrën e Serisë B ku ka pasuar Di Karlon në krye të stolit.

Emërimi i trajnerit të ri dhe shkarkimi i teknikut Domeniko Di Karlos është sepse skuadra e Viçencës ndodhet në vendin e fundit të Serisë B me 0 pikë ku nga 5 ndeshje në kampionat i ka humbur të gjitha. Lajmin e emërimit në pankinë të trajnerit Broki e ka bërë vetë publike klubi i Viçencës me anë të një komunikate në sajtin e saj zyrtar.

“Klubi i Viçencës komunikon se Kristian Broki ka nënshkruar një kontratë 1-vjeçare me klubin bardhekuq si trajner i parë i skuadrës.”, shkruhej në komunikatën zyrtare.

Related posts

CONFERENCE LEAGUE/ Përballjet me Anderlecht, “yjet” e Laçit në fokusin e menaxherëve

Delo.autor

CHAMPIONS/ Atletico triumfon ndaj Portos dhe siguron kualifikimin, Liverpool mposht Milanin në “San Siro”

Delo.autor

DREKA FAMILJARE U SHNDËRRUA NË MAKTH/ Rrëfehet Alioski: Si më përzunë nga restoranti se po flisja shqip

Delo.autor

Leave a Comment