Futboll La Liga Sport

KËRCËNON TEKNIKUN KOEMAN/ Presidenti Laporta: Trajnerët varen nga rezultatet, nëse duhet…

Joan Laporta iu referua përsëri mëngjesin e sotëm situatës që Barcelona dhe trajneri i saj, Ronald Koeman, po kalojnë. Presidenti i Blaugrana-ve, në një deklaratë për “El Chiringuito”, ka siguruar se “të gjithë janë përgjegjës për veprimet e tyre. Koeman është trajneri i ekipit të parë të Barcelonës dhe ajo që duam është që gjërat të shkojnë mirë për të.

Ne jemi përgjegjës për drejtimin e klubit, kemi më shumë informacion kur marrim vendime dhe duhet të peshojmë gjithçka shumë më tepër. Për ne nuk është problem të marrim vendime të çfarëdo lloji, dhe nëse ato duhet të merren në një kohë të caktuar, qofshin të çdo lloji: ekonomik, sportiv apo social”.

Trajnerët, jo vetëm Koeman, janë shumë të kushtëzuar nga rezultatet dhe në rastin e Barcelonës kjo vlen më shumë. Për të ardhmen e Koeman, nëse varet nga rezultati sonte kundër Cadiz, presidenti shtoi: “Ne jemi me trajnerin, ai është trajneri i ekipit të parë të Barcelonës dhe ajo që duam është që gjërat të shkojnë mirë për të. Trajnerët, jo vetëm Koeman , janë shumë të kushtëzuar nga rezultatet. Koeman është trajneri ynë dhe ne jemi me të sonte”.

Related posts

Demetrio Albertini: Ancelotti, si Messi për Napolin

Sadik.Autor

Pochettino vë veton/ Nuk do të lejoj asnjë nga yjet të largohet nga Tottenham

Isa.Autor

LARGIMI NGA FUTBOLLI I PIKESË/ Rei Manaj mesazh për mbrojtësin e Barcelonës: Kënaqësi që…

F.autor

Leave a Comment