Futboll Seria A Sport

“NDIHEM SI DREJTUES”/ Rrëfimi special i Ibrahimovic: Ju tregoj raportet speciale me Gatusson dhe Galianin

Pasi ishte protagonist në Sanremo, sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimoviç ishte sot i ftuar në mikrofonat e “Che tempo che fa”, ku foli për rinovimin, dhe titullin si dhe për marrdhëniet speciale me personazhe të ndryshme të botës së futbollit.

Sanremo- “Festivali ishte një përvojë e mrekullueshme. Nuk e dija si do e priste publiku, por jam i kënaqur. Më pëlqen të këndoj, më pëlqen Fra Martino. E këndoj në suedisht “.

Milani- “Për shokët e mi të skuadrës unë jam Zlatan, kam shumë përgjegjësi. Ndihem si një drejtues, Milani është skuadra e vetme që më ngazëllen. Ata presin për një shembull. Sot do të kisha dashur të luaja në Verona. Kur jam pa shokët e mi është sikur të jem pa familjen time”.

Rinovimi- “Rinovimi im varet nga Paolo. Për momentin jam mirë, të shohim më vonë”.

Zlatan si futbollist- “Karakteristikat e mia dalin natyrshëm. Deri në moshën gjashtëmbëdhjetë vjeç isha i shkurtër dhe gjithashtu kisha probleme me shpinën. Kam luajtur me shumë lojtarë të nivelit të lartë. Unë nuk do të isha në gjendje të zgjedh një në veçanti.

Karakteri im doli për shkak të gjendjes time kur isha i vogël. Unë jam i rezervuar dhe shumë i vështirë, nuk e jetoj jetën time me publikun. Është e vështirë të përsëris disa nga qëllimet e mia. Më pëlqen të shënoj me thembër, ato janë golat e mi më të mirë ”.

Gatuzo- “Dje i shkrova Gatuzos. Ai është i preferuari i djalit tim, unë doja një video të tij për ta uruar atë”.

Galiani- “Unë kam një marrëdhënie të mrekullueshme me Galiani, ai më bëri të buzëqesh përsëri kur më çoi në Milano. Unë i thashë: mos më telefono gjatë pushimeve, përndryshe nuk do të përgjigjem. Kur më thirri e kuptova që do të më largonte”, u shpreh Zllatan.

Related posts

NGA GJIMSHITI TEK CIKALLESHI/ 53 futbollistë të grumbulluar, ja çfarë duhet të dini për Shqipërinë e Rejës

Delo.autor

U TRANSFERUA TEK JUVENTUSI/ RONALDO dhe PEREZ takohen SOT, do diskutojnë për…

Isa.Autor

FORMULA 1/ Vettel dominon dhe triumfon në Kanada, Hamilton jashtë podiumit

Sadik.Autor

Leave a Comment