Futboll Seria A Sport

ANALIZON STARTIN E SEZONIT TË SERIE A/ Marchisio: Interi është solid, ecurinë e Juventusit do ta shohim…

Claudio Marchisio, ish-mesfushori i Juventusit ka folur për sa i përket nisjes së Serisë A dhe normalisht nuk mund të linte pa përmendur skuadrën e tij të zemrës dhe rivalët e tyre të përjetshëm, Interin, duke treguar edhe ekipet që e kanë surprizuar.

“Kampionati ka filluar ashtu siç duhet për të gjithë, përveç Juventusit. Koha do ta tregojë si do të shkojë. Janë ndryshuar disa futbollistë e trajneri dhe normalisht ka ndryshuar edhe mënyra e lojës. Edhe Lacio po bën mirë por më ka surprizuar edhe Fiorentina me mënyrën si ka luajtur”, shprehu italiani mendimin e tij për fillimin e kampionatit.

Ish-lojtari i bardhezinjve vazhdoi duke folur edhe për kampionët në fuqi: “Fiore luajti mirë me Interin dhe i vuri zikaltrit në vështirësi, por me Simone Inzagin kanë fituar eksperiencë, pa ndryshuar as modulin dhe kjo i ndihmon shumë. Ndeshjen e përmbysi sepse janë skuadër solide, do të bëjnë mirë edhe në vazhdim”.

Related posts

BOTËRORI 2022/ Belgjika mposht përmbysje të “ÇMENDUR” Estoninë dhe kaulifikohet në fazën tjetër

Delo.autor

Partizani e largoi si të padobishëm/ Ish-sulmuesi i kuq bën namin në Kupën e Italisë

Isa.Autor

GJITHMONË SPEKTAKOLAR/ MARCELO del nga makina dhe KËRCEN në mes të…(VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment