Futboll Sport

COUTINHO NË “PIKIATË”/ Barcelona pranon ta shesë edhe për 80 milionë euro

Barcelona është e gatshme të dëgjojë ofertat për Philippe Coutinho, por një lëvizje e tij drejt Manchester United nuk duket e mundshme. Kështu shkruan “Goal.com”. “Djajtë e Kuq” kanë qenë të lidhur ngushtë me brazilianin, por rikthimi në Premier League nuk është aktualisht një opsion për Coutinho. Mesfushori nuk joshet nga ideja e kthimit mbrapa, pasi familja e tij luftoi për t’u përshtatur plotësisht me jetën në Angli, ndaj PSG shfaqet si opsioni më i besueshëm.

Klubi kampion i Ligue 1 është i vetmi gjigant europian, jashtë Anglisë, që i ka mjetet financiare për të përballuar pagën e lojtarit, ndërsa mundësia për t’u bashkuar me kolegët e kombëtares si Neymar, Thiago Silva dhe Marquinhos ka gjasa të ndikojë.

Bayern Munich, i cili do ta përballonte pagën e tij, duket se ka gjasa të nënshkruajë me James Rodriguez për një marrëveshje të përhershme. Pavarësisht se PSG duket një opsion tërheqës për Coutinho, nuk ka ende kontakte. Bordi i Barçës do të jetë i gatshëm të diskutojë ofertat që i tejkalojnë 80 milionë eurot, edhe me një humbje të konsiderueshme financiare, sepse e bleu brazilianin për 120 milionë euro në janar 2018, nga Liverpool.

Coutinho pritej të formonte një “trident” të fuqishëm në sulmin e Barçës, së bashku me Luis Suarez dhe Lionel Messi, por nuk i ka përmbushur pritshmëritë në Spanjë. Ndërkombëtari i Brazilit ka startuar në 16 ndeshje, ndërsa 10 paraqitje i ka si zëvendësues në këtë kampionat. Ai nuk i ka luajtur 90 minuta të plota që nga janari.

Related posts

BUNDESLIGA/ Ofertë 90 mln €, kinezët duan klubin e kategorisë së 4-t

Sadik.Autor

SHQIPËRIA NË NATIONS LEAGUE/ Prapaskenat me Rejën, zbehen shanset për rinovim. Ja shansi i fundit

Delo.autor

Tre pikë të arta, Grezda mund Rijekën dhe arrin zonën europiane në Kroaci

Q.Autor

Leave a Comment