Futboll Shqipëri Sport

“LEGJEONARËT”/ Çekiçi shkëlqen sërish në Turqi, gol spektakolar me gjysmë-roveshatë (VIDEO)

Endri Çekiçi kthehet të tundë rrjetën në kampionatin turk dhe e bën me një gol spektakolar. Mesfushori i përfaqësueses shqiptare ka shënuar golin e tij të dytë në këtë edicion me fanellën e Koniaspor, në ndeshjen e kësaj skuadre kundër Trabzonsporit.

Në minutën e 20 të sfidës, pas një harkimi nga e djathta, Çekiçi u koordinua mjeshtërisht dhe me një gjysmë–roveshatë dërgoi sferën në rrjetë. Një gjuajtje e shkëlqyer e cila për fat nuk u devijua nga Çikalleshi para tij dhe përfundoi në rrjetë, për t’i dhënë barazimin e përkohshëm 1-1 ekipit të Koniaspor, i cili në këtë edicion ka synime për të luftuar për një vend në Kupat e Europës.

Related posts

PREMIER LEAGUE/ Toure akuzon Guardiola-n për xhelozi dhe diskriminim racial

Sadik.Autor

10 DITË PAS TËRMETIT TRAGJIK/ Kampionët në fuqi të Kroacisë në ndihmë të familjeve të 51 viktimave, i dhurojnë…

Delo.autor

Ka gol në ndeshjen Barcelona – Chelsea/ Shënon Messi

Q.Autor

Leave a Comment