Futboll Seria A Sport

LIDER I PADISKUTUESHËM/ Inter ka një thesar në skuadër, mesfushori “Zikaltër” asistuesi më i mirë i Serisë A

Nikolo Barela po konfirmon formën e mirë të sezonit që la pas. Pas ndeshjes kundër Fiorentinës, italiani siguroi një tjetër asist duke e çuar në 4 të tilla në 5 ndeshjet e para të kampionatit.

I dyti më i mirë në Europë, më mirë se ai është vetëm Pol Pogba që ka asistuar 7 herë. Shifrat mund të rriteshin për Barelan nëse Lautaro do ta shfrytëzonte siç duhet mundësinë që i dha italiani kundër violëve.

Barela është tashmë lider i padiskutueshëm, jo vetëm në fushë, por edhe jashtë saj, ku marrëdhëniet e mira me të gjithë shokët e skuadrës duke u shtuar edhe paraqitjet, pritet ta gradojnë kapiten për sezonin e ardhshëm. E nëse vazhdon me këtë ritëm, mesfushori e ka tashmë të siguruar pushtimin e Serisë A

Related posts

Vazhdon “greva” e Mahrez, mungon ndaj Swansea

Q.Autor

FORMULA 1/ Piloti Alonso i dyti në testet e sotme në Abu Dhabi, Mick Schumacher i 14-ti

Delo.autor

4 GOLA, 2 PENALLTI DHE KARTON I KUQ/ Sfida e Serisë A përfundon me dramë

Delo.autor

Leave a Comment