Formula 1 Sport Të tjera

FORMULA 1/ Vettel: Makina të ngjashme, ja kush triumfon mes Hamilton e Verstappen

Piloti gjerman Sebastian Vettel, 4 herë kampion bote në Formula 1, ka folur në prag të garës së Sochi se kush mes Lewis Hamilton (Mercedes) e Max Verstappen (Red Bull) do të fitojë titullin kampion këtë sezon. Ai shprehet se do të jetë një garë e hapur deri në xhiron e fundit të garës së fundit dhe se diferencën do ta bëjnë vetë pilotët.

“Unë nuk e di kush do të triumfojë. Mund të them se pilotët kanë makina të ngjashme për sa i përket paraqitjes në pistë. Ndaj, titullin do ta vendosin vetë pilotët, me mënyrën e tyre të pilotimit dhe se si do të zgjidhin momentet kyçe të garës. Diferencën te titulli kampion do ta bëjnë vetë pilotët dhe askush tjetër”, tha Vettel, që pilton Aston Martin.

Related posts

SEKRETI I MESSIT NË 5 MITUTAT E PARA TË LOJËS/ Gjithçka zbulohet nga një… libër

Delo.autor

SUKSESI NDAJ KASTRIOTIT/ Ardi Mema: E prisja më herët fitoren, do ndërhyjmë në…

Isa.Autor

MPOSHTI CERRONE PËR 40 SEKONDA/ McGregor prek me gjestin e tij (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment