Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

ËSHTË TITULLAR I PADISKUTUESHËM/ Mbrojtësi i Kombëtares po shkëlqen në La Liga, Reja futet në mendime

Rajo Vajekano po surprizon kampionatin spanjoll në këto 6 javët e para. Në këtë skuadër luan sulmuesi i njohur Falkao dhe mbrojtësi shqiptar Ivan Balliu.

Ata renditen në vendin e 4-t dhe ndeshjen e fundit arritën një fitore të merituar në fushën e vështirë të Atl.Bilbaos. Balliu, i cili luan në krahun e djathtë të mbrojtjes, është një titullar i padiskutueshëm. Duket që mbrojtësi është përshtatur shpejt dhe po tregon që ka cilësi për të luajtur mes më të mirëve në Spanjë.

KOMBËTARJA – Shohim që marrëdhëniet mes Rejës dhe Balliut nuk janë edhe aq të mira. Historia ka nisur që vitin e kaluar, kur mbrojtësi priste një ftesë nga Kombëtarja e cila nuk erdhi. Situata vazhdoi edhe në muajin shtator, kur Balliu deklaroi se kishte marrë ftesë nga FSHFja, por nuk mund të grumbullohej dhe të ishte i gatshëm pasi vuante nga një dëmtim.

Këtu nisën edhe polemikat pasi mendohet që kjo mund të ketë qenë një qejfmbetje nga ana e Balliut. Muaji tetor po afron dhe ndeshjet e Kombëtares po ashtu. Pavarësisht se çfarë ka ndodhur FSHF-ja, Reja dhe Ivan Balliu duhet të gjejnë gjuhën e përbashkët.

Related posts

Nga Kean te Caldara, ja sa vlejnë sot huazimet e Juventus

Q.Autor

JEP DISA PËRGJIGJE TË SINQERTA/ Andi Lila “pa doreza”: Ju tregoj lojtarin më të suksesshëm me femrat në Kombëtare

Delo.autor

TË FIKSUAR PAS BROJËS/ Milani e vendos në majën e listës, por kanë gati edhe planin B

F.autor

Leave a Comment