Futboll Ligue 1 Sport

“ISHA ME FAT, SEPSE…”/ Hakimi: Largimi nga Reali, jo prej Zidane. Nuk gabova që e lashë Interin kësaj vere

Achraf Hakimi, ish-anësori i Interit, sot te PSG, dha një intervistë për mikrofonat e “L’Equipe”. Këto janë fjalët e tij pse zgjodhi të bashkohet me klubin francez: “Kisha ndjenjën se duhej të vija në Paris, se do të isha i lumtur këtu. PSG është një klub i madh, pastaj vlerësova sa shumë ngulmuan drejtuesit për mua. Në fakt, isha me fat, sepse mbërritja ime u shoqërua me transferime të tjera të mëdha. Unë tashmë jam i sigurt se nuk kam gabuar.

Lamtumira nga Real Madridi më 2020? Kam mësuar shumë nga Zidane. Ajo që ndodhi në vitin 2020 nuk ka të bëjë me atë. Janë aspekte të tjera të lidhura veçanërisht me Covid-19 dhe Real Madridin, që më bënë të largohesha. Në atë moment pata një bisedë me Zidane, që do të mbetet mes nesh. Ai mendonte ndryshe nga klubi, por…”

Related posts

TIRANA e nis me ters Superioren/ Bardheblutë “rrëzohen” në fund kundër KAMZËS (VIDEO)

Isa.Autor

“AI ËSHTË NË NJË TJETËR NIVEL”/ Mesfushori Rakitic: Ka vetëm një numër një, është Messi

Delo.autor

Messi dhe Ronaldo ndanë ‘të artat’, argjentinasi mori ‘Këpucën’, portugezi ‘Topin’

Q.Autor

Leave a Comment