Futboll Seria A Sport

NGA I IZOLUAR NË TITULLAR/ JA si Berisha rifitoi respektin e Atalantas…

Etrit Berisha është rikthyer të jetë titullari i portës së Atalantës. Një vend të cilin e kishte humbur kohë më parë, pasi për gati 1 muaj, trajneri Gasperini i besoi portierit italian, Golini. Prishtinasi, që gjatë ditëve të fundit të verës ishte i kërkuar në Francë, nga Lille, qëndroi në Bergamo, kjo edhe për faktin se pretendimet e bluzinjve ishin 5 mln euro për kartonin e tij.

Shifër që për francezët nuk mund të paguhej, sidomos kur bëhet fjalë për një portier dhe ndër të tjera ekstrakomunitar. Sezoni i “Titit” nisi me dy rezultate të dobta. Atalanta humbi në shtëpi ndaj Cagliarit dhe barazoi me Torinon më pas.

Pikërisht pas këtyre dy ndeshjeve si titullar, Etriti do të ulej në stol dhe Gollini do të merrte vendin e tij. Në fakt, krisja e parë erdhi në sfidën përballë Sarajevos në play-off e Europa League, në Bergamo, ku skuadra zikaltër do të pësonte barazim 2-2, edhe pse më pas fitoi 8-0 në Bosnje.

Në tetor, Berisha humbi nga sytë dhe zërat për largimin e tij u bënë më konkrete. Por, me rikthimin në fushë, si titullar fiks, në nëntor, për shqiptarin situata u bë pozitive dhe pozita e tij u konsolidua, aq sa edhe trajneri i Shqipërisë, Christian Panuçi, i rikthehu çelsat e portës kuqezi.

Deri tani, Etriti ka luajtur 9 ndeshje në kampionat, ku bilanci flet për 5 fitore, 1 barazim dhe 3 humbje. Ndërsa, me Gollinin në portë, bilanci flet për 2 fitore, 3 humbje dhe 2 barazime, në 7 ndeshje të zhvilluara.

Në suksesin e fundit 1-0 ndaj Lazios, “Titi” kishte edhe një notë pozitive, duke ruajtur portën e paprekur.

Së fundmi, sirenat e merkatos kanë rënë: Genoa është interesuar për shqiptarin. Kujtojmë që kohë më parë Genoa ka pasur një tjetër shqiptar, që nuk luajti aspak, Samir Ujkanin. Por, Atalanta kërkon shifrën e duhur dhe tashmë nuk kënaqet as me 5 mln euro, por do 5,5.

Related posts

SKËNDERBEU MERR DHURATËN E PAPRITUR/ Mbushet arka e korcarëve

Isa.Autor

Flamurtari “te dera” e Skënderbeut, vlonjatët i telefonojnë sulmuesit

Isa.Autor

LIVE/ Botërori 2022: Mbyllet ndeshja Shqipëri-Andorra. Rezultati 1-0

Delo.autor

Leave a Comment