Futboll Seria A Sport

KËRKON PËRFORCIME NË EKIP/ Sakrificë 100 milionëshe, zbulohet ëndrra e madhe e Allegri-t

Vera e ardhshme, pothuajse sigurisht, do të jetë ajo e shitjes së Erling Haaland.

Të mëdhatë e futbollit europian janë gati të bëjnë çmenduri për të siguruar sulmuesin norvegjez. Do të duhet vënë në tavolinë një rrogë e pasur për të mposhtur konkurrencën, përveçse i duhet paguar një shumë e madhe Borussia Dortmund.

Gjermanët, këtë verë, kanë rezistuar, por qershorin e ardhshëm nuk do të mund të bëjë shumë.

Përveç Real Madrid, PSG, Bayern dhe të mëdhatë e futbollit anglez, për Haaland interesohet prej kohësh edhe Juventus, siç ka konfirmuar edhe Fichajes.net.

Por, për t’u hedhur në sulm të lojtarit, do të duhet bërë një sakrificë: me lamtumirën e Federico Chiesa-s (Allegri nuk do të ishte kundër), do të mund të provohej të merrej Haaland.

Ish-ylli i Fiorentina-s, i cili pëlqehet nga Chelsea dhe nga Bayern Munich, ka një vlerësim 100 milionë euro.

Related posts

“NA LA PA FRYMË”/ Mbretëresha e fitnesit dhe e tatuazheve pozon NUDO (FOTO)

Isa.Autor

Trajneri i Romës bën kërkesën e çuditshme: Dua që Ronaldo të MOS luajë ndaj nesh

Isa.Autor

“NËSE MESSI NUK DO TË QËNDROJË, ASGJË NUK…”/ Ish-ylli i futbollit beson se “Pleshti” mund të iki nga Barcelona

Delo.autor

Leave a Comment