Të tjera

Tragjedia, një 17-vjeçar ndërron jetë teksa stërvitej në pishinë

Një tjetër tragjedi ka pushtuar sportin italian, këtë herë në sportin e notit. Një 17-vjeçar, Mario Riccio, ka patur probleme shëndetësore gjatë kohës që ishte duke u stërvitur në pishinë dhe ndërroi jetë pa patur mundësi të shkojë në spital. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Caivano, në Napoli, në qendrën sportive “Delphinia”.

Një djalosh që ishte teseruar me skuadrën e Acquachiara, ka patur disa shqetësime gjatë kohës që stërvitej në pishinë dhe, megjithë ndërhyrjen e shpejtë (kryesisht të trajnerit të tij), ai ndërroi jetë, ndërkohë që as debrifilatori që u përdor nga mjekët që mbërritën në vendngjarje nuk bëri punë.

Policia italiane ka nisur një hetim dhe pritet që autopsia të zbulojë shkaqet e kësaj tragjedie.

Related posts

PESHËNGRITJE/ Shqipëria mbyll garat në Botëror, Shoraj e Godelli larg kreut

Delo.autor

VOLEJBOLL/ Tirana fiton 3-2 me përmbysje derbin me Partizanin

Delo.autor

Dumoulin fiton etapën e parë të Xhiros, Zhupa e mbyll i 158-ti kronometrin

Sadik.Autor

Leave a Comment