Futboll Premier League Sport

PENALLTIA E HUMBUR NDAJ FERNANDES/ Portieri i Aston Villa-s sfidoi Ronaldon: Eja gjuaje ti (VIDEO)

Aston Vila i ka shkaktuar sot një humbje të papritur Mançester Junajtid në duelin e Premier Ligës, teksa triumfoi 1-0 në “Old Traford”. Meritë e një goli të shënuar nga Hause në minutën e 88, por edhe e një penalltie të humbur nga Bruno Fernandes për vendasit në minutën e 93-të.

Pikërisht kjo penallti do të kujtohet gjatë për atë që ndodhi në fushën e lojës, pasi lojtarët e Aston VIlës bënë të pamundurën që të bezdisnin portugezin. Në fillim ata e rrethuan te pika e bardhë, e më pas ishte portieri Emiliano Martinez, i cili në formë sfide i tha Ronaldos që të gjuante vetë e të mos ia linte këtë goditje vendimtare shokut të skuadrës.

Pamjet filmike tregojnë qartësisht Martinez teka disa herë me radhë ftonte Ronaldon që të merrte përsipër gjuajtjen e penalltisë, ndërsa ky i fundit i bënte me shenjë që Fernandes do të shënonte. Por të gjitha këto shpërqendrime duket se ndikuan te Fernandes, i cili gaboi gjithçka në tentativën e tij, duke fluturuar sferën mbi traversë.

Related posts

ANGLI-SAN MARINO/ “Tre Luanët” kërkojnë fitoren në këtë ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Courtois nuk rinovon kontratën me Chelsean, Reali në ‘aksion’

Q.Autor

NIS KUPA E SHQIPËRISË/ Partizani dhe Kukësi do mësojnë kundërshtarët

Delo.autor

Leave a Comment