Futboll Sport

Kunati i Icardit gjen skuadër në Itali

Fama e Mauro Icardit duket se ka ndihmuar edhe kunatin e argjentinasit që të gjejë një skuadër për të luajtur futboll në Itali.

Bëhet fjalë për të fejuarin e Ivanës, motrës së kapitenit të Interit, Luis Galesio, i cili ka kaluar me sukses një provë te skuadra Citta di Messina, që militon në Serinë D.

Galesio ka luajtur futboll edhe në atdheun e tij, me Argentina Arma, një skuadër në kategoritë inferiore, ndërsa tani do të ketë mundësi të tregojë veten edhe në Itali, ku jeton bashkë me motrën e Icardit.

Related posts

DUEL NË MERKATON E VERËS/ Inter, Juventus dhe Roma sfidohen për francezin e Premier League…

Delo.autor

“Mallkimi” i titullit të Premierligës, e pësojnë trajnerët

Q.Autor

ERDHI NGA ANGLIA PËR GRUMBULLIM/ Mbrojtësi i Huddersfield pritet si “hero” te Kosova (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment