Futboll Seria A Sport

MBI ÇËSHTJEN “DYBALA”/ Legjenda e Juventus: Nuk ka më justifikime, të bëjë atë që nuk ka bërë deri tani

Franco Causio, fitues i Kupës së Botës me Italinë në 1982-shin dhe i gjashtë kampionateve me Juventus-in, ka folur për problemet e Juventus pas lamtumirës së Cristiano Ronaldo-s:

“Një lojtari të kalibrit të Ronaldo-s i duhet thënë vetëm faleminderit për atë që ka bërë në tre vite. Nuk është e lehtë të zëvendësosh një lojtar që shënon 30 gola, çdo ekip do ta ndiente mungesën e tij”, ka thënë Causio për Corriere dello Sport.

“Tani u takon atyre që kanë qëndruar, nuk ka më justifikime. E kam për Dybala? Po, argjentinasi duhet të tregojë se është një lojtar që mund të bëjë me të vërtetë diferencën. Një gjë është të flasësh, një gjë është të tregosh vlerën e vërtetë dhe deri tani nuk e ka bërë diferencën deri në fund”.

Related posts

PËSOI DËMTIM NË SFIDËN NDAJ EGNATIAS/ Mbarojnë vuajtjet, mbrojtësi i Partizanit rikthehet në stërvitje

Delo.autor

PAS NDESHJES U PLAGOSËN POLICËT/ Arrestohen 5 tifozë të Napolit e 10 në kërkim

Delo.autor

ËSHTË NËN AKUZË PËR DHUNË NDAJ PARTNERES/ Kombëtarja e njohur i paguan rrogën ish-futbollistit të Manchester United

Delo.autor

Leave a Comment