Futboll Seria A Sport

NDESHJE SPEKTAKOLARE/ Lazio triumfon në derbi me Romën, Sarri i “tregon dhëmbët” Mourinhos

Lacio ka triumfuar në derbin romak duke mposhtur 3-2 Romën në një ndeshje me mjaft emocione.

Ishte një ndeshje mjaft e luftuar nga të dyja skuadrat, por dominimi i skuadrës së Sarrit ishte i dukshëm. Lacio kaloi në avantazh pas vetëm 10 minutash lojë me Milinkoviç Saviç. 9 minuta më vonë, ish-sulmuesi i Romës, Pedro ndëshkoi Murinjon i cili e quajti të pavlefshëm për verdhekuqtë.

Por, Roma hapi sfidën me golin e Ibanez katër minuta nga fundi i pjesës së parë. Pjesa e dytë foli gjithashtu për bardheklatrit të cilët gjetën dhe golin e tretë me Felipe Anderson.

Veretut shënoi të dytin për Romën në minutën e 69-të, por vetëm kaq, Sarri mposht Murinjon në derbi duke marrë tre pikë të arta në kampionat.

Related posts

SKANDALI/ Presidenti i Sampdorias u arrestua teksa po negocionte me ish-futbollistin e Interit për stolin

Delo.autor

PRITET TË NISË BOTËRORI “2021”/ Formula 1 merr masat, ka gati dy pista rezervë në rast emergjence

Delo.autor

NDËRHYRJE TË ASHPRA KARTONË TË KUQ DHE GRUSHTE/ Lojtarët në kampionatin anglez nuk përmbahen (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment