Futboll Kategoria Superiore Sport

JAVA E KATËRT NË SUPERIORE/ Përcaktohet axhenda, ja kur luhen 5 duelet dhe stadiumet që presin ndeshjet…

Java e katërt e Kategorisë Superiore, do të ngrejë siparin të premten e 1 tetorit, ku në orën 19:45, është planifikuar të zhvillohet derbi i kryeqytetit mes Dinamos dhe Partizanit. Ky duel është planifikuar të zhvillohet në “Elbasan Arena”.

Ndërkohë që dita e shtunë do të vijojë me dy takime. Në orën 13:45, Egnatia do të presë Kastriotin në Rrogozhinë, teksa Kukësi do të “përplasë brirët” me Teutën, në një duel pretendetësh. Kjo javë do të mbyllë siparin ditën e diel, me takimet Skënderbeu-Vllaznia në orën 16:45 dhe Tirana-Laçi në 19:45.

Java 4 (1-3 tetor)

Të premten

Dinamo-Partizani 19:45 (në “Elbasan Arena”)

Të shtunën

Egnatia-Kastrioti 13:45 (në “Arena Egnatia”)

Skënderbeu-Vllaznia 16:45 (në stadiumin “Skënderbeu”)

Të dielën

Tirana-Laçi 13:45 (në “Selman Stërmasi”)

Kukësi-Teuta 16:45 (në “Elbasan Arena”)

Related posts

Salah mungon në Kupën e Botës? Federata Egjiptiane jep lajmin përfundimtar për sulmuesin

Sadik.Autor

“EURO 2020″/ FOTOT më të bukura nga ndeshja Itali-Spanjë

Delo.autor

ALLEGRI NUK E BËN DRAMË/ Modric me “Topine Artë” vetëm e RRIT motivimin e Ronaldos

Isa.Autor

Leave a Comment