Champions League Futboll Sport

MILAN-ATLETICO MADRID/ Yjet Giroud, Tonali dhe Griezman do ta nisin nga stoli në këtë ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE

Milan dhe Atletico Madrid do të përballen në San Siro në javën e dytë të Champions League.

Tre yje, Giroud, Tonali dhe Griezman do ta nisin nga stoli.

Skuadra e Pioli-t vjen nga një moment shumë i mirë, ndërsa ajo e Cholo-s nga një humbje befasuese të pësuar në kampionat kundër Alaves.

Kuqezinjtë nuk do të kenë në dispozicion Kjaer dhe Ibrahimovic. Sulmi do të udhëhiqet nga Rebic, me Giroud që do ta nisë nga stoli; në mbrojtje, kapiten Romagnoli në krah të Tomori-t, në mesfushë do të luajë Bennacer dhe jo Tonali me Kessie.

Diego Simeone ka vendosur të lërë në stol Griezmann: në krah të Suarez do të luajë Correa.

Formacionet zyrtare

Milan (4-2-3-1): Maignan; Calabria, Tomori, Romagnoli, Theo Hernandez; Kessié, Bennacer; Saelemaekers, Brahim Diaz, Leao; Rebic.

Atlético Madrid (3-5-2): Oblak; Gimenez, Hermoso, Felipe; Trippier, Koke, Llorente, Kone, Carrasco; Correa, Suarez.

Related posts

Arsenal e dëshiron Nagelsmann si zëvendësues të Wenger (FOTO)

Q.Autor

UNIK/ IBRAHIMOVIC “harron” FUTBOLLIN dhe i futet drejtimit të një…HARLEY DAVIDSON

Isa.Autor

INTERI E KA SERIOZISHT/ Takim me agjentin e talentit të njohur gjerman

Delo.autor

Leave a Comment