Champions League Futboll Sport

PSG-MANCHESTER CITY/ Starton treshja “vrastare” Messi-Neymar-Mbappe, debuton Donnarumma (FORMACIONET ZYRTARE)

Pochettino ka zgjedhur Donnarumma-n në portë në vend të Navas për sfidën e mbrëmjes së sotme kundër Manchester City-t në Champions League.

Ky do të jetë debutimi i portierit italian në Champions me fanellën e PSG-së.

Për sa i takon pjesës tjetër, konfirmohet treshja e ëndrrave me Neymar dhe Messi-n në krah të Mbappe, ndërsa në mesfushë do të rikthehet Verratti.

Në mbrojtje, Nuno Mendes dhe Hakimi do të luajnë në krahë.

Guardiola është përgjigjur duke aktivizuar Mahrez dhe Grealish në krah të Sterling përpara, me Bernardo Silva e De Bruyne në mes fushë.

Formacionet zyrtare

Paris Saint-Germain (4-3-3): Donnarumma; Hakimi, Kimpembe, Marquinhos, Nuno Mendes; Herrera, Verratti, Gueye; Messi, Neymar, Mbappe.

Manchester City (4-3-3): Ederson; Walker, Laporte, Ruben Dias, Cancelo; De Bruyne, Rodri, Bernardo Silva; Mahrez, Sterling, Grealish.

Related posts

MALLKIMI I KUQEZINJVE/ Gatuzo: Absurde ndeshja në mesditë, Parma ka predha në sulm

Isa.Autor

SHQIPTARËT NË FESTË/ Shpat Zeka nënkampion i Evropës në Xhudo

Isa.Autor

LEICESTER-LIVERPOOL/ Zbllokohet sfida me një GOL SPEKTAKOLAR (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment