Futboll Kategoria Superiore Sport

“NIKO DOVANA” DO TË BËHET ME TAPET TË RI/ Teuta ndërron fushën, ja cila pritet të jetë “shtëpia” provizore…

Fusha e stadiumit “Niko Dovana” në Durrës do të bëhet nga e para. Më në fund është marrë vendimi për heqjen e tapetit aktual dhe jo rimbjellen e tij, siç edhe është bërë thuajse çdo vit.

Puna në stadiumin ku luajnë kampionët në fuqi të Shqipërisë ka nisur që të martën dhe “Panorama Sport” ka arritur të fiksojë momente nga heqja e tapetit.

Pasi u vëzhgua me hollësi nga disa specialistë vendës dhe të huaj, u ra dakord që bari aktual i fushës nuk jep garanci. Kësisoj, punëtorët nisën heqjen e tapetit të vjetër, në mënyrë që t’u hapet rruga punimeve për vendosjen e fushës së re, që sipas burimeve në klub, pritet të jetë një nga më cilësoret.

Gjatë kësaj periudhe të gjitha aktivitetet zyrtare të planifikuara në fushën e futbollit të stadiumit “Niko Dovana” nuk do të zhvillohen, por do të gjenden mundësi alternative.

Stadiumi “Elbasan Arena” dhe ai i Rrogozhinës janë dy fushat ku durrsakët do të luajnë në vazhdimësi si pritës.

Ndërkohë, gjasat më të mëdha janë që tapeti i “Niko Dovanës” të jetë gati në muajin dhjetor.

Kësisoj, që prej fillimit të kampionatit dhe deri në mbarimin e punimeve, Teuta është e detyruar të luajë 3 muaj jashtë Durrësit. Natyrisht, kjo ua vështirëson shumë tifozëve.

Related posts

E konfirmojnë mediat spanjolle, Real Madrid zgjedh trajnerin e ri

Sadik.Autor

LICENSAT PËR DREJTOR SPORTIV/ Ish-kapiteni i Tiranës bëhet gati për detyrën e re (FOTO)

Delo.autor

TIFOZËT NË FESTË/ Misioni i MILANIT në janar: Të veshë kuqezi yllin e CHELSEAS

Isa.Autor

Leave a Comment