Futboll

Duro: Moment i vështirë, por shkojmë për fitore në Laç

Ndeshja me Laçin është si gjithë të tjerat. Vështirësitë nuk lidhen jo vetëm me fushën ku luajmë, por edhe më cilësinë e kundërshtarit. Gjatë një sezoni të gjatë ka momente të tilla, sikurse po nda ndodh neve që vijmë nga dy humbje, por e rëndësishme është të shohim përpara. Ky është momenti më negativ, por duhet të japim maksimum sepse po hyjmë në finishin e kampionatit. Duhet të japim maksimumin në kampionat dhe në Kupë.

Sa i përket ndeshjes me Laçin vetë statistikat flasin për vështirësitë e Flamurtarit në sfidat ndaj kurbinasve, dhe Duro kërkon që skuadra ta vlerësojë maksimalisht këtë transfertë.

“Të jemi realist, Laçi ka gjithë këto vite që ka cilësi, ka fituar edhe Kupën e Shqipërisë. Në dy ndeshje që kemi zhvilluar kemi patur mundësi të fitojmë, por kemi marrë një barazim dhe në dytën jemi mundur. Ne do të shkojmë për të marrë maksimumin, por sigurisht unë i pranoj të gjitha rezultat që sjell korniza e lojës.”

Lajme të mira vijnë megjithatë nga infermieria, ku një pjesë e lojtarëve do të jenë të gatshëm për këtë ndeshje ndërsa disa të tjerë kanë nevoje dhe për pak kohë për t’u riaftësuar.

Bicaj nuk është rikuperuar 100% por do të jetë, ndërsa Juffo ka dy ditë që stërvitet me skuadrën dhe do të ketë minutat e tij. Muarem, Toungara dhe Nurkoviç kanë pak a shumë të njëjtin dëmtim muskulor, duan rreth tri javë të jenë të gatshëm. Pas ndeshjes me Partizanin vjen edhe ndërprerja e kampionatit, atëherë skuadra do të jetë më e plotë.

Related posts

14 GOLA NË 23 NDESHJE/ Florentino Perez gati 111 milionë euro për yllin e Inter…

Delo.autor

“KURRË NUK ËNDËRROVA KAQ SHUMË/ Messi rrëfen: Nuk “fal” asnjë gol për…

Delo.autor

NDEZ PËRBALLJEN “EL CLASICO”/ Koeman: Trajneri Klopp diskreditoi Real Madridin për fushën…

Delo.autor

Leave a Comment