Futboll La Liga Sport

DISFATA NDAJ BENFICAS NË CHAMPIONS/ Busquets: Largimi i trajnerit është gjëja më e thjeshtë

Mesfushori i Barcelonës, Sergio Busquets, ka qenë i pari ndër katalanasit që ka folur pas një tjetër humbjeje turpëruese në Champions. Disfata në Lisbonë ka lënë pa fjalë edhe mesfushorin.

“Është e vështirë ta shpjegojmë këtë humbje, por kështu ndodh kur gabon në ato zona ku nuk lejohet asnjë gabim. Kemi pësuar një gol të shpejtë, por më pas kemi reaguar dhe kishim mundësitë tona për ta barazuar takimin.

Dhe si gjithnjë ligji i futbollit nuk të fal, kur gabon ndëshkohesh dhe kjo na ndodhi dhe ne”, ka komentuar fillimisht mesfushori i katalanasve. Mesfushori i Barcelonës u është përgjigjur dhe pyetjeve të gazetarëve nëse në këtë moment nevojitet një ndryshim në stol.

“Në këto raste gjëja më e thjeshtë për të bërë është shkarkimi i trajnerit, por nuk është vetëm ai përgjegjësi i humbjes, të gjithë duhet të mbajmë atë çfarë na takon, por e vërteta është se jemi në një situatë kritike.

Related posts

Pelle luan në Kinë, Viki Varga shkëlqen në Instagram

Sadik.Autor

EUROPA LEAGUE/ Inter zhbllokon ndaj Leverkusen, Barella realizon gol të bukur (VIDEO)

Delo.autor

Rrëfehet Zhupa: Doja të tërhiqesha, por s’heq dorë nga ëndrra

Sadik.Autor

Leave a Comment