Futboll Sport

SUPERLIGA E KOSOVËS/ Drita nuk ngre kokë nga humbja në derbi, Karabeci “tradhton” Prishtinën

Janë mbyllur dy ndeshjet e Superligës së Kosovës të vlefshme për javën e shtatë të kampionatit.

Dukagjini ka shokuar Dritën duke e mposhtur me rezultatin 2-1. Humbja në derbi me Gjilanin ka lënë pasoja tek Drita që nuk e ka marrë veten nga disfata javën e kaluar. Dukagjinasit përmbysën golin e Ajzerat me Januzin dhe Çibuezen duke e mbyllur ndeshjen me 10-lojtarë pas daljes me karton të kuq të Basriut.

Në sfidën tjetër, Prishtina barazoi 1-1 me Ulpianën duke marrë 1 pikë pasi e mbylli ndeshjen me 10 lojtarë. Në minutën e 76-të një emër i njohur i Superiore, Erando Karabeci la kryeqytetasit me 10 lojtarë duke mos shkuar më shumë se barazimi në kampionat. Prishtina mbetet në vendin e 6-të në renditje në kuotën e 9 pikëve, ndërsa Drita renditet në vendin e 5-të me 11 pikë.

REZULTATET

DUKAGJINI-DRITA 2-1

PRISHTINA-ULPIANA 1-1

Related posts

SHQIPËRI-LITUANI/ Gabim amatoresk i Gjasulës, lituanezët kalojnë në avantazh (VIDEO)

Delo.autor

JUVENTUS – ROMA/ për t’ia prishur Juves ecurinë e përkryer në ligë (FORMACIONET ZYRTARE)

Isa.Autor

KRIZA FINANCIARE/ Suning zgjedh rrugën Elliott te Milani, huaja me klubin si garanci

Delo.autor

Leave a Comment