Futboll Kategoria Superiore Sport

SFIDA NDAJ PARTIZANIT/ Dinamo e merr seriozisht derbin, Shkëmbi bisedë “kokë më kokë” me Ibraimin

Pas stërvitjes së djeshme të ekipit, trajneri Bledi Shkëmbi ka qëndruar në fushë me kapitenin Agim Ibraimi duke biseduar për disa minuta me të. Më pas të dy kanë vazhduar diskutimin edhe para autobusit të bluve, ndërkohë që lojtarët e tjerë kishin hipur në autobus.

Në ndeshjen me Teutën, tetovari pësoi një dëmtim në kavilje, por gazeta mëson se ai nuk rrezikon për derbin e së premtes me Partizanin.

Kështu, biseda mes tyre nuk ka pasur të bëjë me dëmtimin. Sipas të gjitha gjasave, biseda mes trajnerit të bluve dhe kapitenit ka të bëjë me strategjinë e interpretimit të derbit me Partizanin.

Ibraimi është një lojtar me shumë përvojë ndërkombëtare, është trajneri në fushë i Dinamos, ndaj dhe trajneri korçar e ka veçuar nga të tjerët dhe ka folur gjatë me të.

Related posts

Jose Mourinho rrëfen: Isha unë ai që zbulova Salah

Sadik.Autor

MARTIAL NDALET NGA NJË PRITJE E “”ÇMENDUR”/ McTominay dhe Rashford shënojnë për “Djajtë e Kuq” (VIDEO)

Delo.autor

ZYRTARIZIMI I LAMPARD SI TRAJNER/ Vjen largimi i parë tek Chelsea, ja emri

Delo.autor

Leave a Comment