Boks Sport Të tjera

PËRPLASJA E “TITANËVE”/ Fury: Nuk do ta kryej dozën e dytë të vaksinës deri në duelin me Wilder

Boksieri britanik Tyson Fury ka pohuar për “Daily Mail” se nuk do të kryejë dozën e dytë të vaksinës anti-Covid. Ai e merr këtë masë për të mos riskuar fizikisht deri më 9 tetor, ditë kur do të zhvillojë sfidën me amerikanin Deontay Wilder.

Fury doli pozitiv me koronavirus në mes të korrikut, pak ditë para duelit që ishte programuar më 24 korrik. Sfida më pas u shty për më 9 tetor, ndërkohë që, asokohe, Fury kishte marrë njërën dozë të vaksinës.

“Nuk ka ende shumë gjëra të sakta ndaj vaksinës dhe dy javë nga dueli me Wilder nuk do ta marr përsipër atë risk, që të kryej dozën e dytë e të kem probleme shëndetësore”, tha Tyson Fury, i pampopshtur në karrierën e tij.

“Doza e dytë mund të ketë efekte anësore, ndaj për momentin nuk do ta kryej, deri sa të zhvilloj duelin me Wilder. Nuk do të lejoj që një vaksinë të dëmtojë karrierën time, duke rrezikuar forcën time në ring”, tha Fury.

Related posts

OFERTA PËR ROLIN E DREJTORIT TEKNIK/ Paulo Maldini: Do mendohem, por puna në zyrë…

Delo.autor

A NGJANI ME LUKAKUN? Sulmuesi jep përgjigjen e “kripur”: Do mundohem të nxihem pak që…

Delo.autor

PAMJE TË RËNDA/ Shënoi golin e fitores, futbollistit anglez i del gishti nga vendi

F.autor

Leave a Comment